Rruga e Arbrit/ Balluku hedh 500m asfalt për zgjedhjet e vitit 2023

Rruga e Arbrit/ Balluku hedh 500m asfalt…

Qeveria po tallet në mënyrën më të shëmtuar të mundshme me shqiptarët. Edhe këtë vit zgjedhor “Rruga e Arbrit” është në listën e premtimeve të socialistëve. Në zgjedhjet e 25 prillit 2021, Rama u prit me daulle në një nga segmentet e kësaj rruge, duke e cilësuar si kryeveprën historike të infrastrukturës së ndërtuar nga Rilindja. Fjalime të mirëmenduara dhe shfaqje teatrale vetëm për porpagandë dhe për të thithur sa më shumë vota.

Edhe në këto zgjedhje socialistët kanë të vetmin premtim për zonat verilindore si Klosi, Bulqiza, dhe Peshkopia. U premtua se vjeshtën e vitin 2021 rruga do të hapej, më pas u shty për në pranverën e vitit 2022 ndërsa sot nuk ka një afat se kur do të përfundojë një rrugë e nisur prej dekadash.

Gjoka i mori buxhetit të shtetit edhe 20 milionë euro më shumë pasi tha se iu shëmb tuneli i Murrizit dhe duheshin gërrmime nga e para. Sikur të mos mjaftonte tuneli, edhe traseja e segmentiti nga Klosi për të Bulqizë deri përpara disa ditësh ishte e pa prekur. Të vetmin copë asfalt sa për sy e faqe e kanë hedhur në prag të zgjedhjeve të 14 majit.

Madje ky asfalt është hedhur në rrugën provizore dhe me një trashësi minimale pasi gjerësia e saj është shumë e vogël në krahasim me çfarë u premtua. “Shteg biçikletash”, “Rrugë fshati”, “Edhe në Afrikë ndërtohet më mirë”, janë disa nga komentet e dibranëve që kanë pritur kaq shumë vite për një rrugë lidhëse me kryeqytetin.

Fatura e shqiptarëve për “Rrugën e Arbrit” është plot 350 milionë euro, para të cilat janë marrë dhe puna nuk është kryer.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit