Rruga e Arbrit “gllabëron” miliona euro në vit, njerëzit mbeten të bllokuar me dëborën e parë

Rruga e Arbrit “gllabëron” miliona euro në…

Ngricat paralizojnë Qarkun Dibër, rrugë të bllokuara, pemë të thyera e pa energji elektrike

Ndërprerja e reshjeve të dëborës gjatë mbrëmjes ja ka lënë vendin ngricave, duke paralizuar gjithçka.

Aktualisht rruga e Arbrit është e bllokuar totalisht për shkak të ngricave. Dhjetra automjete kanë mbetur të bllokuara në bajpasin e Murrizit, pasi pasagjerët u evakuan nga policia.

Pavarësisht se për Rrugën e Arbrit përfitohen mijëra euro çdo vite për shkak të pagesës, kjo problematikë është aktuale sa herë ka reshje dëbore. E thënë ndryshe, paratë shkojnë në xhepat e oligarkëve, të cilët nuk shpenzojnë asnjë cent për të hedhur kripë, apo për hapjen e këtij segmenti rrugor. Këshilla e vetme, që autoritetet u dhanë një ditë më parë qytetarëve që mbetën të bllokuar në Rrugën e Arbrit ishte që të presin aty deri sa kushtet atmosferike të përmirësohen vetë.

Prezencë të akullit ka edhe në rrugët e tjera nacionale. 

Situatë problematike mbetet me furnizimin me energjinë elektrike. Aktualisht thuajse të gjithë fshatrat e Qarkut Dibër është pa rrymë si pasojë e këputjes së telave dhe shtyllave.

Pa energji ka qenë edhe i gjithë qyteti i Bulqizës dhe një pjesë e Peshkopisë.

Rrugët rurale janë të pakalueshme si pasojë e prezencës së borës që varion nga 20 deri në 40 centimetra.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit