Rruga e fshatit Thanasaj mbetet problematike, banorët “Nuk është vënë dorë prej vitesh”

Rruga e fshatit Thanasaj mbetet problematike, banorët…

Mungesa e infrastrukturës në fshatra mbetet ende një problem i madh. Banorët e fshatit Thanasaj në Lushnje,shprehen se prej vitesh në rrugët e tyre nuk është vënë dorë. Gjithashtu theksojnë se n këto rrugë është i vështirë kalimi si në këmbë ashtu edhe me makinë.

Drejtues mjetesh e banorë të zonës shprehen se shkak i dëmtimit të këtij aksi janë kamionët që kalojnë në këtë aks për të marrë inerte në një kodër të fshatit Kafaraj.
Banorët theksojnë se pavarësisht ankesave të tyre të herë pas hershme, asnjëherë nuk është marrë ndonjë masë për rregullimin e këtij segmenti rrugor mjaft të rëndësishëm për ta.

“Makina dëmtohet, asnjë lloj investimi as ujësjellës as kanalizim i ujërave të zeza asgjë. Ne kemi bërë kërkesa disa herë për këtë rrugë, para fushatash edhe pas fushatës. Fondi i kësaj rruge ka pas ardhur disa herë por nuk dihet se ku kanë përfunduar ato para. Bashkia kujtohet që të hedhë një rrugë çakull sa të marrin votat dhe në fund nuk ndodh asgjë”,- shprehet banori për mediat.


Ky nuk është fshati i vetëm në Shqipëri që haset m këtë problem. Shumë prej fshatrave nuk janë parë nga qeveria prej kohësh dhe vitesh, duke nisur që nga mungesa e infrastrukturës

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit