Rruga kthehet në parking te pallatet Kadiu, banorët: Nuk kalojmë dot, policia s’vjen

Rruga kthehet në parking te pallatet Kadiu,…

Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë një problem që, sipas tij, përsëritet çdo ditë pranë kompleksit Kadiu në zonën e Ali Demit, Tiranë.

Ai ka treguar se automjetet e parkuara në mes të rrugës dhe në korsinë e emergjencës vështirësojnë kalimin e banorëve me karroca, ndërsa rruga përdoret edhe si akses për banorët e pallateve.

Qytetari shprehet se situata krijon vështirësi veçanërisht për këmbësorët dhe prindërit me karroca fëmijësh. Ai thotë gjithashtu se, pavarësisht telefonatave, policia nuk ka ndërhyrë dhe banorëve u është thënë që për problemin të kontaktojnë Bashkinë.

Mirëmëngjes JOQ, kjo punë është çdo ditë te pallatet Kadiu në Ali Dem. Bllokojnë rrugën e këmbësorëve dhe na vështirësojnë kalimin me karroca. Policinë e marrim, por nuk vjen. Na thonë të marrim Bashkinë”, shkruan qytetari.

Banorët kërkojnë ndërhyrje për lirimin e hapësirave të bllokuara dhe marrjen e masave ndaj parkimeve që pengojnë qarkullimin.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit