Banorët e zonës Qam, në Malzi të Kukësit, ngrenë shqetësimin për gjendjen e amortizuar të rrugës, e cila, sipas tyre, prej kohësh vështirëson ndjeshëm lëvizjen dhe qarkullimin e përditshëm.
Përmes pamjeve të dërguara në redaksinë tonë, qytetarët kërkojnë që kjo problematikë të bëhet publike dhe të marrë vëmendjen e institucioneve përgjegjëse.
Sipas banorëve, rruga përbën një infrastrukturë të domosdoshme për komunitetin, ndërsa gjendja aktuale krijon vështirësi të vazhdueshme për të gjithë ata që e përdorin çdo ditë.
Në këtë situatë, banorët i drejtohen Bashkisë Kukës dhe institucioneve përkatëse me kërkesën për të ndërhyrë sa më parë, duke marrë masa konkrete për rehabilitimin e rrugës dhe garantimin e kushteve normale e të sigurta të qarkullimit.
Ata shpresojnë që ky shqetësim të mos mbetet vetëm një apel qytetar, por të pasohet nga një reagim konkret dhe zgjidhje përfundimtare.
Banorët e Qamit kërkojnë vëmendje, ndërsa presin që institucionet të dëgjojnë zërin e tyre dhe të ndërhyjnë për përmirësimin e infrastrukturës në zonë.