Rruga në Radomir të Dibrës prej dy vitesh në gjendje të mjerueshme  banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente

Rruga në Radomir të Dibrës prej dy…

Prej më shumë se dy vitesh, rruga që lidh fshatin Radomir me pjesën tjetër të zonës ndodhet në një gjendje të mjerueshme dhe të pakalueshme. Banorët e fshatit janë të izoluar, veçanërisht gjatë stinëve me reshje bore e shiu, kur kalimi bëhet thuajse i pamundur për automjete dhe këmbësorë pasi rrëshqitjet e dherave janë prezente.

Pavarësisht ankesave të përsëritura dhe kërkesave drejtuar autoriteteve lokale dhe qendrore, deri më tani nuk është ndërmarrë asnjë masë konkrete për rehabilitimin e rrugës. Situata po vështirëson ndjeshëm jetën e banorëve, veçanërisht të të moshuarve dhe fëmijëve, si dhe po ndikon negativisht në aktivitetet ekonomike të zonës.

“Përshëndetje, si jeni? A mundeni ta publikoni ju lutem? Rruga në Radomir të Dibrës, ka prej 2 vitesh në këtë gjendje, është e pakalueshme. Ju lutem shpërndajeni.” shprehen banorët, të zhgënjyer nga neglizhenca e vazhdueshme. Apelohet ndaj bashkisë Dibër që të marrë masa sa më parë.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit