Rruga nga spitali i Beratit deri në Uznovë copë-copë, kryebashkiaku asnjë masë

Rruga nga spitali i Beratit deri në…

Një qytetar ka kontaktuar me redaksinë e JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e degraduar të rrugës nga spitali i Beratit deri në Uznovë. Banori shkruan se rruga në fjalë e lënë në harresë nga bashkia e Beratit është prishur prej kohësh dhe autoritet vendore nuk kanë marrë masa për asfaltimin e saj. Më keq situatat është në kohë me shi ku gropat mbushen plot dhe gjatë verës ku pluhuri i dendur rrezikon shëndetin e banorëve të zonës. Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga bashkia e Beratit me kryetar Ervin Ceca i komanduar, pasi nuk i kushton asgjë asfaltimi kësaj rruge, fundja ndaj paguajnë taksa banorët që të shkojnë për shërbime në dobi të qytetit.

DENONCIMI

Përshëndetje JOQ,

Unë jam banor i Beratit dhe dua të denoncoj gjendjen shumë të keqe të rrugës nga Spitali i Beratit deri në Uznovë.

Kjo rrugë është prishur prej kohësh dhe ka mbetur pa asfaltuar. Çdo ditë kalojmë nëpër pluhur të dendur që na dëmton shëndetin, na hyn në shtëpi dhe në dyqane, dhe është bërë e padurueshme për banorët dhe bizneset.

Nuk po merret asnjë masë për sistemimin e saj, dhe jemi të lodhur nga premtimet pa veprim.

Ju kërkojmë urgjentisht të ndërhyni për të sistemuar këtë rrugë dhe për të ndalur këtë shqetësim të madh për komunitetin tonë.

Faleminderit!

Vendndodhja: Rruga Spitali – Uznovë, Bashkia Berat

 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit