Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e një ure në Pogradec, e cila, sipas tij, prej rreth një viti e pak është lënë në këtë gjendje pa ndërhyrje.
Në pamjet e dërguara në redaksi, ura shfaqet e dëmtuar rëndë, ndërsa mbetjet e saj ndodhen pranë rrugës. Situata bëhet edhe më shqetësuese pasi, sipas qytetarit, në këtë zonë kalojnë çdo ditë banorë, automjete dhe fëmijë që shkojnë në shkollë.
Qytetari ngre shqetësimin për mungesën e ndërhyrjes nga Bashkia e Pogradecit, ndërsa thotë se ndërkohë rruga përreth është në gjendje të amortizuar.
“Sa bukur punon Bashkia e Pogradecit”, shprehet me ironi qytetari, duke kërkuar që institucionet të ndërhyjnë përpara se një situatë e tillë të kthehet në një rrezik serioz për banorët.
A do të ndërhyjë Ilir Xhakolli për riparimin e urës dhe të rrugës, apo do të vazhdojë të bëj një sy qorr dhe një vesh shurdh për shqetësimet e qytetarëve?