Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë serbë, qarkullimi në kufirin me Kosovën pothuajse i ndaluar

Rruga Rashkë–Jarinjë e bllokuar nga disa qytetarë…

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se sipas informacioneve të marra nga qytetarë në terren, magjistralja në Rashkë në drejtim të pikës kufitare në Jarinjë është e bllokuar nga disa qytetarë serbë.

Po ashtu, është vërejtur se qarkullimi i automjeteve në hyrje të Republikës së Kosovës është shumë i vogël. Sipas të dhënave aktuale, vetëm nga qyteti i Novi Pazarit mund të kalojnë automjetet drejt Kosovës.

Sipas njoftimit, në pikën kufitare në Jarinjë, aktualisht nuk ka asnjë kamion apo automjet në hyrje.

Qendra ka theksuar se po e përcjell nga afër situatën dhe do të ofrojë informata të tjera në vijim, në varësi të zhvillimeve në terren.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit