“Rrugë e amortizuar dhe e harruar nga bashkia në zemër të Tiranës”

“Rrugë e amortizuar dhe e harruar nga…

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të denoncuar gjendjen e amortizuar të rrugës që ndodhet pas xhamisë “Agimi Islam”, në Tiranë.

Përmes një videoje të dërguar në redaksinë tonë, qytetari shfaq problematikën e infrastrukturës rrugore, të cilën e cilëson si të papranueshme.

Sipas tij, pavarësisht gjendjes së rrugës, Bashkia e Tiranës nuk ka ndërmarrë ende masa për zgjidhjen e këtij problemi.

Qytetari kërkon që shqetësimi i tij të bëhet publik dhe u bën thirrje institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë për rikonstruksionin e rrugës dhe përmirësimin e kushteve për banorët e zonës.

Deri kur do të duhet të presin qytetarët për rrugë të denja dhe infrastrukturë të sigurt?

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit