Rrugët e Bulqizës kthehen në 'pistë' patinazhi

Rrugët e Bulqizës kthehen në ‘pistë’ patinazhi

Rrugët e lagjes së re të qytetit të Bulqizës këto dit mund të themi se janë kthyer në një pistë të vërtetë patinazhi.

Kjo gjë ka ardhur nga punimet që po bëhen për ndërtimin e ujësjellësit të ri, ujërat e të cilit momentalisht derdhen në rrugë. Temperaturat e ulëta të qytetit verilindor, kanë bërë që këto ujëra të ngijnë dhe të kthehen në akull.

Kjo situatë është kthyer në një burim kryesor aksidentesh si për drejtuesit e automjeteve por edhe për këmbësorët. Këta të fundit kanë bërë thirrje që të merren masa për devijimin e derdhjes së ujërave në rruga, pasi ditët në vijim temperaturat pritet të ulen më shumë duke sjellë ngrica më të mëdha.

Nga ana tjetër drejtuesit e automjeteve, thonë se gjendja e rrugës është skandaloze dhe gropat e krijuara nga uji i detyrojnë të dërgojnë makinat çdo javë në servis.

Bulqiza është qyteti me nëntokën më të pasur në Shqipëri, por njerëzit atje janë shumë të varfër për shkak të politikanëve të korruptuar që vjedhin taksat e qytetarëve. Lidhur me një projekt për ujësjellësin në fjalë, ish-kryebashkiaku Lefter Alla u arrestua për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre, bashkë me 7 zyrtarë të tjerë të bashkisë. Alla u dënua me dy vite burg, për tenderin me vlerë 2.8 milion euro.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit