Rrugët e Josif Gorreas, zhyten në baltë me një shi!

Rrugët e Josif Gorreas, zhyten në baltë…

Një denoncim ka mbërritur ne redaksinë tonë nga një banor i fshatit Babunjë të Divjakës.

Ai ka ngritur një shqetësim në emër të të gjithë banorëve të zonës, ku duket qartazi gjendja skandaloze e një prej rrugëve të fshatit Babunjë.

Qytetari shkruan: “ Përshëndetje, në fshatin Babunjë të Divjakës erdhën hapën rrugën për kanalizimin e ujrave dhe si përfundim e lanë ashtu, mjafton një shi dhe shikoni se çfarë bëhet”.

Kryetari i Bashkisë Josif Gorrea, duket se në ditë me shi është i përgjumur dhe nuk e shikon dot gjendjen në të cilën i lë rrugët që ka në administrim bashkia e tij.

Vetëm një vend si Shqipëria që synon antarësimin në Bashkim Evropian, ndodh që rrugët të jenë të përlyera në baltë njëlloj si politika e këtij vendi!

Ndonëse duket qartë që infrastruktura në rrugë ka munguar gjithmonë dhe Josifi ka harruar se rrugët e bashkisë duhet të asfaltohen,  gjendjen e përkeqësojnë akoma më tepër vetë punonjësit e kanalizimeve, të cilët pas përfundimit të punës nuk riparojnë dëmet që shkaktojnë, se për riparime as që bëhet fjalë.

U bëjmë thirrje autoriteteve të marrin masat e nevojshme duke u ardhur në ndihmë banorëve të kësaj zone për tu ofruar minimalisht një rrugë të kalueshme.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit