Rrugët e Korçës si patinazh, bashkia 'kursen' kripën

Rrugët e Korçës si patinazh, bashkia ‘kursen’…

Stina e dimrit gjatë këtij viti nuk është ndjerë shumë me të ftohtin karakteristik, por disa zona të vendit kanë përjetuar reshjet e dëborës dhe ngricat në rrugë përgjatë javëve të fundit.

E një ndër këto është dhe qyteti i Korçës, rrugët e të cilit aktualisht janë kthyer në akull duke vështirësuar lëvizjen e të moshuarve që kanë mbetur atje, por jo vetëm atyre. Kjo situatë është kthyer në një problem për mbarë banorët e qytetit, disa prej të cilëve rreth dy javë më parë përfunduan në spital me fraktura në trup nga rrëzimi në rrugët e ngrira që janë kthyer si pista patinazhi.

Por ajo që nuk bën sens në këtë situatë normale për stinën, është neglizhenca e Bashkisë Korçë me në krye Sotiraq Filon ose siç e njohin vendasit Raqka. Ai nuk e ka vrarë mendjen fare për të marrë masat e duhura për përballimin e situatës.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, duket një punonjëse e pastrimit të rrugëve teksa shpërndan kripë në trotuar. Ajo ka një karrocë dore me të cilën bën shpërndarjen e kripës me duar, por pavrësisht kësaj situata vijon të jetë kaotike. Prandaj nëse keni menduar të kaloni një fundjavë në “Parisin e vlogël”, kijeni parasysh gjendjen e rrugëve të qytetit!

Shiko videon këtu!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit