Rrugët në Shqipëri burim aksidentesh, askush s’vë dorë në to, shembje në Vaun e Dejës

Rrugët në Shqipëri burim aksidentesh, askush s’vë…

Rrugët në Shqipëri vazhdojnë të jenë problematike. Rruga Lezhë-Vau Dejës ka pësuar shembje të shumta si pasojë e erozionit, ndërsa ARRSH nuk ka ndërhyrë prej dy vitesh. Si pasojë e erozionit rruga është edhe burim aksidentesh.

Traseja e rrugës ka pësuar shembje në disa segmente dhe qarkullimi bëhet vetem në njërin kah. Kjo situate vijon prej dy vitesh asnjë masë nuk është marrë nga Autoriteti Rrugor.

“Ka dy vjet dhe askush s’ka vënë dorë. Veç sa shembet çdo ditë. Këtu është gropë ndaj bëhet burim për aksidente.

Kjo është rrugë e gjatë lidhet me Shkodrën, mirë është të merren masa sa më shpejt”, thanë drejtuesit e mjeteve. 

Rruga Lezhë-Vau Dejës 32 km nuk është rikonstruktuar para 13 vitesh, ndërsa dëmet më të shumta i ka pësuar dy vitet e fundit si pasojë e erozioinit të tokës. ARRSH e kontaktuar nga, tha se firma mirëmbajtjëse do të ndërhyjë menjëhere për të kryer punimet në vendet ku janë rrëshqitjet më të shumta, pranë fshatrave Raboshtë, Troshan dhe Fishtë. 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit