Ruajnë delet se nuk u del pensioni/ Çifti i të moshuarve: Jemi më keq se në komunizëm, Rama të thyejë qafën

Ruajnë delet se nuk u del pensioni/…

Shumë të moshuar që jetojnë në fshat përpiqen të gjejnë një mënyrë jetese pasi pensioni që marrin është qesharak. I tillë është rasti i çiftit Mevlat dhe Nazire Buzi, nga fshati Kallm i Madh i Fierit. Prej më shumë se 30 vjetësh ata merren me blegtori duke ruajtur e mbarështuar disa krerë dele.

Marrin 70 mijë lekë të vjetra pension secili, para të cilat nuk u dalin për ushqime dhe ilaçe. Sipas tyre Shqipëria po varfërohet gjithmonë e më shumë dhe për njerëzit puntorë dhe të ndershëm nuk mendon askush. Duke shprehur pakënaqësi për mënyrën sesi po qeveriset vendi, Nazire Buzi thotë se mes kohës që po jeton dhe diktaturës, nuk ka ndonjë ndryshim.

Që në ‘75-ën kemi punuar me mish e me shpirt. Unë di këtë për Ramën, të ikë të thyejë qafën një herë e mirë se është mashtrues dhe i ka të tëra me vete. Mendon për ato që ka atje, që i mban pas. Për ne s’ka, jemi të tërë të vdekur. Këtu hanë si në kohën e Enverit, ha komunisti, këta lloj që ishin brez pas brezi, këta hanin, por neve nuk na kanë parë që në fillim dhe deri tani, po kjo prapë është ka ardhur koha e Enverit o vëlla, ka njerëz që nuk hanë bukën, koren nuk e hanë, gjynah nga Zoti. Ky çfarë mendon për mua dhe për atë që s’ka? Të vërë dorën në zemër për të tërë që të mbajë vendin ose të iki të qërohet të mos e shoh më” – thotë e moshuara.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit