Rudina Hajdari akuzon Edi Ramën për tentativë vrasje

Rudina Hajdari akuzon Edi Ramën për tentativë…

Deputetja demokrate Rudina Hajdari ka folur me tone të forta sot në foltoren e Kuvendit, në lidhje me çështjen e shembjes së Teatrit Kombëtar.

Deputetja Hajdari hodhi akuza të forta në drejtim të kryeministrit, ndërsa theksoi se shembja e Teatrit ndërkohë që aty kishte njerëz është tentativë vrasje.

“Ju keni pasur obsesion jo me atë Teatër, por me atë truall, po të kishte qënë diku tjetër, nuk e kishit prekur. E shembet sepse trualli në mes të Tiranës iu duhet për të ndërtuar kulla. Flet për kulla sikur do modernizojë Tiranën, po a e kupton se nuk është në gjendje njeri të blejë ato apartamente luksoze? Apo vetëm për të kënaqur shokët e tu?

Por ajo që është më e rëndë është se deri ku shkoni ju për ta marrë atë truall. Si mund të na siguroni që ky Teatër do ndërtohet kur ju nuk i keni këto para? Si mund ti bëni këto dhe sot thoni që nuk keni mundësi për ta ndërtuar dhe më keq akoma. keni shkuar aty në 04:30 të mëngjesit, godina u shkatërrua kur ka pasur njerëz në atë godinë, keni bërë kështu një tentativë për vrasje. Nuk keni pyetur për njeri. Kush është personi që dha urdhër? Si erdhi zinxhiri i urdhërave. Këtë duhet të na e shpjegoni”-tha Hajdari.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit