Rudina Hajdari braktis Këshillin Politik: Flitet vetëm për tendera, jo për ndryshim sistemi!

Rudina Hajdari braktis Këshillin Politik: Flitet vetëm…

Deputetja Rudina Hajdari u largua nga mbledhja e Këshillit Politik para se të përfundonte.

Në një deklaratë për mediat, Hajdari tha se u largua nga mbledhja pasi prej dy ditësh flitet pët atë çka ajo e quan si tenderi i identifikimit biometrik.

Hajdari u shpreh se në tryezë kërkon që të diskutohet ndryshimi i sistemit zgjedhor.

‘Kemi gati dy orë që shpenzojmë duke folur për tenderin e indenfitfikimit biometrik. Kam dy ditë që rri në këtë këshill edhe e vetmja gjë që diskutohet është ky tender. Unë nuk kam ardhur këtu të bë plane me tendera dhe se si do ta bëjnë këta tenderin. Unë kam ardhur këtu për të përfaqësuar atë frymë të shoqërisë qoftë civile apo të opozitës parlamentare për të ndryshuar sistemin zgjedhor. E shikoj që është e pamundur këtu të fliet për ndryshimet që i duhen sot shqiptarëve dhe që presin nga kjo tryezë. Qytetarët presin më shumë nga ne, nuk presin që ne të ulemi aty dhe se kush do ta marrë tenderin e indentifikimit biometrik”, tha ajo.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit