“Ruje veten, vlla…” Mesazhet e Erjonit që harroi, por mbrojti shokët

“Ruje veten, vlla…” Mesazhet e Erjonit që…

“Ma jep vlla”, “Ruje veten”, “E bashkohu me ne”…  Janë këto disa nga mesazhet e Erjon Vishkullit, të shkëmbyera pak para se i riu të plagosej nga policia gjatë protestës. Fjalë të thjeshta mes shokësh, që në ato momente dukeshin si pjesë e një bisede të zakonshme, por që sot, pas asaj që ndodhi, të thyejnë zemrën. Askush nuk mund ta dinte se vetëm pak çaste më vonë, jeta e Erjonit do të vihej në rrezik.

I riu mbeti i plagosur në sy nga një plumb gome gjatë protestës. Gjatë ndërhyrjes kirurgjikale të zhvilluar një ditë më parë, ai pësoi hemorragji, duke detyruar mjekët të ndërprisnin operacionin. Sipas informacioneve të bëra publike, plumbi nuk është hequr ende nga syri i tij, ndërsa ndërhyrja e radhës pritet të kryhet sot, më 25 tetor, në varësi të gjendjes shëndetësore.

Sot, këto mesazhe nuk janë më thjesht fjalë në një ekran. Janë kujtime të një momenti para se gjithçka të ndryshonte, fjalë që marrin një peshë të rëndë kur mendon se çfarë ndodhi më pas. Në pritje të lajmeve të mira, të gjithë shpresojnë që Erjoni ta kalojë këtë moment të vështirë dhe të rikthehet shëndoshë e mirë pranë familjes dhe shokëve të tij. Shërim të shpejtë, Erjon! 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit