Ruleta ruse e Delina Ibrahimajt/ Shenjëstron shefin e kabinetit, kërkon ta zëvëndësojë me dashnorin e saj

Ruleta ruse e Delina Ibrahimajt/ Shenjëstron shefin…

Përpos detyrave që ka në Ministrinë e Financave, Delina Ibrahimaj ka një hall më të madh. Që prej shtatorit, moment kur mori postin si ministre, e deri më tani Ibrahimaj ka shfaqur dëshirën për të pasur afër vetës të dashurin e saj. Ministrja ka nisur të shenjëstrojë shefin e kabinetit të ministrisë, Rudolf Papën, pasi pritet ta zëvëndësoje me dashnorin e saj, që sipas Pamflet, është Klajd Shuka.

Pamflet, shkruan se Rudolf Papa, aktualisht Shef Kabineti në Ministrinë e Financave, është prej javësh nën presionin e Ministres Ibrahimaj. Edhe pse duhej të ishte njeriu më i besuar i saj, falë eksperiencës së gjatë dhe CV-së pasur në institucionet shtetërore, Rudolfit i kërkohet dorëheqja. Deri tani nuk e ka dhënë edhe sepse vetë Delina Ibrahimaj nuk është krejt e bindur nëse njeriu i saj i zemrës, Klajd Shuka, zv/drejtor i Përgjithshëm i Mbështetjes së Programeve ne Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ka këllqe të marrë një përgjegjësi të tillë. Ai vërtet është i zgjedhuri i ministres, i njohur i vjetër dhe i dashur po aq i vjetër, bashkëpunëtor në krim për shumë afera financiare, por emërimi i tij në krye të kabinetit nuk duket punë edhe kaq e lehtë.

Përveç Rudolfit, në lojën e ruletës ruse të Delina Ibrahimajt, janë edhe këshilltarët dhe drejtorët kryesorë, ata më me peshë të Ministrisë së Financave.

Delina e do të dashurin afër vetes dhe pikë.

Po kush është ky njeri kaq i rëndësishëm për një nga njerëzit më kyç të qeverisë shqiptare?

Quhet Klajd Shuka, riosh, njësoj si vetë ministrja dhe pa pikë eksperience për t’u shënuar në administratën financiare të Shqipërisë. Ata janë njohur në INSTAT, ku kanë punuar të dy dhe historinë e tyre të dashurisë e njeh i madh e i vogël. Ai, një djalë simpatik, pak më i vogël në moshë, por rrëmbyes zemrash për një tip si Delina.

Një lojë dashurie qe nisi si aventurë, por që me kalimin e kohës u kthye në zjarr që djeg.

Më e shkathët se i dashuri, Delina bëri karrierë, në fillim në INSTAT e pastaj në çetën e koordinatoreve të Edi Ramës dhe në fund drejt e në zyrën e drejtoreshës së Tatimeve. Këtu i ndriti fati edhe Klajdit sepse e dashura e fuqishme nuk mund ta linte në mjerimin e INSTAT prandaj e mori me vete tek Tatimet.

Për emrin e Klajdit, Dalina Ibrahimaj ka luftuar shumë fort. E kthyer në një histori të përfolur në rrethet jo edhe aq të ngushta të Financave, hera e fundit kur Klajd Shuka u kthye ne personazh, ka qenë në një nga mbledhjet me ish-Ministren e Financave, Anila Denaj (ditët e fundit të mandatit të saj si ministre).

E pakënaqur me përformancën e Klajdit si nëndrejtor tek tatimet, por edhe duke e ditur grepin ku mbahej i varur Klajdi, Anila Denaj e pat nxjerrë jashtë mbledhjes (kur Tatimet po jepnin llogari) me ultimatum Klajd bukuroshin,  por ky gjest pat shkaktuar një skandal të vërtetë në mbledhjen zyrtare. Vrik pas tij, e ofenduar pse Ministrja i pat nxjerrë jashtë të dashurin, pat dalë edhe Delina Ibrahimaj dhe fjalët e fundit kërcënuese për ministren e kohës qenë përfolur gjatë në korridoret e Ministrisë së Financave.

“Do ta shohim këtë punë, i pati thënë Delina Ibrahimaj ministres së vet, do ta shohim se kush do të mbetet, unë apo ti”.

Guxim i tepruar apo fije që lidhen thellë në tokë e që ju japin fuqinë e një arrogance të tillë femrave që punojnë për Edi Ramën?!

Këtë do t’jua tregojmë në ditët në vazhdim.

Ama rezultati dihet: Delina Ibrahimaj e fitoi davanë. Pa asnjë performancë për t’u shënuar, përkundrazi, ajo sot mban postin e Ministres se Financave dhe po kërkon me ngulm të marrë pranë vetes edhe të dashurin e saj.

Skandali i radhës? Natyrisht që po, dhe aspak për t’u çuditur në këtë lloj pushteti të instaluar nga Edi Rama.

Gjasat janë që deri kur ky denoncim të publikohet, Klajd Shuka ta këtë marrë postin që e dashura e vet ëndërron për të dhe historia e tyre do të tregohet si skandali i radhës.

Por kujt i bëhet vonë do të thoni ju? Kryeministrit Rama e sigurtë që jo! Ai do të vazhdojë të nxjerrë përpara mediave Delinen për të folur për kostot e satelitëve që do të hedhë në hapësirë, për yjet dhe Kometën Halley që desh bëri kërdinë ca dekada më parë…/Pamfleti

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit