Rusi/ Krijohet antidoti i parë në botë kundër Covid-19, studimet paraklinike tregojnë efektivitet më shumë se 99%

Rusi/ Krijohet antidoti i parë në botë…

Agjencia Federale Mjekësore dhe Biologjike e Rusisë (FMBA) ka njoftuar zhvillimin e një ilaçi për të luftuar kundër Covid-19, i cili do të bëhej antidoti i parë antiviral me veprim direkt në botë nëse provat klinike rezultojnë të suksesshme.
Sipas Veronika Skvortsova, kryetares së FMBA, studimet deri më tani kanë treguar se anti-doti është më shumë se 99% efektiv.

“Ky është ilaçi i parë etiotropik që ndikon drejtpërdrejt në virus. Në fakt, ky është një antidot për infeksionin e koronavirusit,”-tha ajo duke shtuar se është plotësisht i sigurtë.

FMBA po punon gjithashtu për një ilaç të veçantë për trajtimin e rasteve më komplekse të koronavirusit, i cili shtyp dhe parandalon një reagim fiziologjik të quajtur hiperititokinemi, përgjigje imune që çon në dëmtimin e indeve të trupit dhe mendohet nga disa të shkaktojë vdekjen.

Në fillim të këtij viti, Rusia u bë vendi i parë që njoftoi krijimin e vaksinës Sputnik V. Pas provave tek vullnetarët u zbulua se ishte 95 për qind efektive në prodhimin e antitrupave pas 40 ditësh. Në fillim të këtij muaji, Putini urdhëroi fillimin e vaksinimit masiv në vend./dosja.al

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit