Sipas shërbimit të sigurisë FSB, Moska ka arrestuar tre persona të tjerë të dyshuar për përfshirje në ngjarjen tronditëse që ndodhi muajin e kaluar në një sallë koncertesh.
Njëri nga të arrestuarit është rus, ndërsa të tjerët me origjinë nga Azia Qendrore. Ata u arrestuan në Moskë, Yekaterinburg dhe Omsk, tha agjencia e lajmeve Interfax.
Të paktën 144 persona u vranë në sulmin në Sallën e Koncerteve Crocus pranë Moskës dhe 139 persona të tjerë u plagosën.
ISIS ka marrë përgjegjësinë për sulmin, megjithëse Rusia vazhdimisht ka pretenduar se pas tij qëndron Ukraina, ndërkohë që kjo e fundit e ka mohuar vazhdimisht edhe Perëndimi ka thënë se nuk ka prova që Kievi ishte i përfshirë.
Më herët katër persona janë akuzuar për kryerjen e këtij akti terrorist. Ata do të qëndrojnë në paraburgim për dy muaj nga gjykata e qarkut Basmanny të Moskës.