Mbrëmjen e djeshme Rusia ka kryer një nga sulmet më masive mbi Ukrainë me 75 raketa të llojeve të ndryshme të përdorura në sulmin e kryer ku targeti kryesor ka qenë kryeqyteti Ukrainas, Kiev. Gjithashtu edhe rajoni Dnipropetrovsk është goditur ku një target është goditur edhe në qytetin Pavlohrad.
Objektiva të sulmit kanë qenë objektet industriale dhe ushtarake të vendosura në kryeqytet dhe në rajonet Kiev dhe Dnipropetrovsk. Për shkak të sasisë të madhe të sulmit dhe objektivave shumë pranë të vendosura pranë zonave të banimit janë vrarë 13 civilë Ukrainas dhe janë plagosur 49 të tjerë, teksa numri pritet të rritet në orët në vijim.
Javët e fundit, Ukraina po përballet me një fushatë sulmesh dhe bombardimesh të shtuara dhe masive nga ana e Rusisë për shkak të krizës dhe mungesës së interceptorëve të baterive amerikane Patriot. Konflikti i Iranit me SHBA-të dhe Izraelin muajt e fundit ka bërë që SHBA të racionojnë përdorimin dhe shpërndarjen e interceptorëve të baterive Patriot ku Ukraina kërkon sasi të shtuara të interceptorëve për shkak të shtimit të sulmeve Ruse.