Rusia godet anijen qipriote në Ukrainë, humb jetën një punonjës i ekuipazhit

Rusia godet anijen qipriote në Ukrainë, humb…

Një incident ka ndodhur gjatë ditës së enjte në Portin e Odesës në Ukrainë.


Një raketë ruse goditi anijen e ngarkesave KMAX RULER, në pronësi të pronarit qipriot të anijeve Andreas Hatzigiannis, i cili është president i Unionit të Biznesit të Qipros.


Sipas atyre që raporton ushtria ukrainase, sulmi ndodhi në momentin kur anija hyri në portin e Odessa, dhe si për pasojë humbi jetën një person dhe tre pjestarë të tjerë të ekuipazhit u plagosën rëndë.


Autoritetet ukrainase njoftojnë se anija është goditur nga një raketë Kh-31P e lëshuar nga një avion luftarak rus. Fillimisht u transmetua lajmi se kapiteni filipinas i anijes ka vdekur, por ky lajm nuk rezultoi i vërtet. Të tre anëtarët e ekuipazhit të plagosur janë filipinas.


Zyrtarët ukrainës tha se sulmi ndodhi ndja një anije mallrash që do të ngarkonte mineral hekuri për në Kinë.


Zyrtarë të Ministrisë së Transportit dhe Politikës Ishullore deklaruan “injorancën e incidentit” dhe shtuan se nuk ka asnjë informacion nga Dhoma e Tregtisë.


Anija është ndërtuar në vitin 2009, ka një gjatësi prej 230 metra dhe një gjerësi prej 37 metrash, ka një kapacitet prej 91,800 dwt dhe mban numrin IMO 9436642

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit