Një valë e re sulmesh me raketa nga Rusia ka goditur disa rajone të Ukrainës, duke lënë të paktën 15 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur, sipas të dhënave fillestare nga autoritetet vendase. Goditja më e rëndë ndodhi afër Kievit, ku një raketë balistike shkatërroi një objekt të industrisë së mbrojtjes, duke shkaktuar jo vetëm humbje njerëzore por edhe dëme të konsiderueshme materiale. Presidenti Ukrainas, Zelenski e dënoi ashpër këtë akt, duke theksuar se organizimi i aktiviteteve pranë zonave të banuara në kohë lufte është i papranueshëm dhe vë në rrezik jetën e civilëve. Ndërkohë, rajonet e prekura kanë nisur proçedurat për të evidentuar të gjitha pasojat, ndërsa numri i viktimave mund të rritet pasi operacionet e shpëtimit janë ende në vazhdim.
Ekipet e emergjencës po punojnë pa ndërprerje në vendngjarje për të kërkuar të mbijetuarit mes rrënojave. Ky sulm cilësohet si një nga më të përgjakshmit e javëve të fundit, duke treguar se intensiteti i luftimeve nuk po ulet pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për paqe. Raportet nga terreni flasin për një situatë të rënduar humanitare, me qindra persona të zhvendosur nga shtëpitë e tyre si pasojë e të goditjeve me raketa balistike dhe shkatërrimeve. Ndërkohë, tensionet mbeten të larta në disa fronte të tjera, ndërsa Ukraina vijon të kërkojë ndihmë të mëtejshme nga aleatët perëndimorë për të forcuar mbrojtjen ajrore.