
Më shumë se 2400 fëmijë ukrainas janë rrëmbyer nga Rusia që nga nisja e luftës. Me urdhër të Vladimir Putin, fëmijët e moshave 6 deri në 17 vjeç janë marrë në zonat e pushtuara të Ukrainës. Dyshohet se lideri rus ka një marrrëveshje me Lukashenkon për ti dërguar ata riedukim në Bjellorusi. Sipas një raporti, fëmijët janë dërguar në 13 objekte në të gjithë Bjellorusinë, aty ku do të punohet për “riedukimin” e tyre.
Qëllimi është i qartë, Putin dhe Lukashenko do të rrisin dhe do të stërvisin ushtarakisht fëmijët e rrëmbyer, për ti përdorur më vonë si pjesë e ushtrisë së tyre. Sipas hulumtimit nga “Laboratori Humanitar i Kërkimeve Humanitare i Shkollës së Shëndetit Publik të Yale”, Bjellorusia ka bashkëpunuar me Moskën në transferimin me forcë të mijëra fëmijëve ukrainas nga territoret e pushtuara në Ukrainë nga Rusia në një program të mbikëqyrur drejtpërdrejt nga presidenti i vendit Alexander Lukashenko,
“Rusia dhe Bjellorusia synojnë që fëmijët të largohen nga territoret e pushtuara në Ukrainë, duke koordinuar transportin e tyre nga territoret e pushtuara në Ukrainë përmes Rusisë në Bjellorusi dhe duke i nënshtruar fëmijët në riedukim, përfshirjen në trajnimin ushtarak dhe në stërvitjen ushtarake.” – thonë studiuesit e Yale HRL në rapoortin e publikuar.
Moska ka mohuar akuzat se është përfshirë në transferime të dhunshme ose ndarjen e fëmijëve nga familjet e tyre. Mirëpo në raport thuhet se fëmijët ishin marrë nga të paktën 17 qytete në rajonet lindore të Ukrainës, Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhia, pjesë të të cilave janë të pushtuara nga Rusia. Ata u hipën në trena për në Rostov-on-Don në Rusi përpara se të transportoheshin në Bjellorusi.
Thuhet ashtu se më shumë se 2,050 nga fëmijët ishin dërguar në “kampin e fëmijëve të Dubravës” në Minsk, kryeqyteti i Bjellorusisë.
Sipas ligjeve ndërkombëtare marrja e fëmijëve nën moshën 18 vjeç përtej kufirit pa pëlqimin e prindërve ose një kujdestari është i paligjshëm sipas ligjit ndërkombëtar humanitar. Ndërkohë Kievi thotë se rreth 19,000 fëmijë janë rrëmbyerdhe po heton përfshirjen e supozuar të Bjellorusisë në këtë skenar politikë.