Rusia kërcënon Finlandën me raketa balistike

Rusia kërcënon Finlandën me raketa balistike

Rusia ka bërë ditën e djeshme një kërcënim kundër Finlandës. Mediat ruse thonë se Moska po planifikon dislokimin e raketave balistike në kufi me këtë shtet, kërcënimet ndaj së cilit nuk i ka ndalur që kur Finlanda u bë  anëtare e Natos vitin e kaluar.

Analisti i çështjeve të sigurisë Charly Salonius-Pasternak thotë se të bësh plane dhe të veprosh janë dy gjëra krejt të ndryshme, ndaj nuk e shoh si kërcënim serioz.

Analistët thonë se Finlanda po përballet me kërcënime të ndryshme sigurie nga Rusia që nga anëtarësimi i Helsinkit në NATO, i nxitur nga sulmi në shkallë të gjerë i Moskës ndaj Ukrainës.

Në fund të vitit të kaluar, mijëra emigrantë nga vende të ndryshme, duke përfshirë Sirinë dhe Somalinë filluan të mbërrinin në kufirin Finlandë-Rusi për të kërkuar azil.

Helsinki mbylli kufirin në nëntor, duke akuzuar Kremlinin për përdorim të migracionit si armë. Mbyllja e kufirit u zgjat për një kohë të pacaktuar këtë muaj.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen iu bashkua kryeministrit finlandez në një turne në rajonin kufitar javën e kaluar ku tha se ky është një kërcënim hibrid dhe duhet trajtuar si një kërcënim hibrid ndaj sigurisë kombëtare. Ne po shikojmë se si një shtet po shfrytëzon njerëzit e varfër për të ushtruar trysni mbi një shtet tjetër”, tha ajo.

Finlanda po ndërton një gardh përgjatë një pjese të kufirit prej 1340 kilometrash me Rusinë dhe po shton patrullimet. Ndërsa qeveria finlandeze po debaton rreth një ligji për të bllokuar hyrjen e azilkërkuesve nga Rusia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit