Rusia ndërmerr sulm me raketa në Kiev gjatë natës

Rusia ndërmerr sulm me raketa në Kiev…

Rusia ka ndërmarrë një sulm të madh me raketa ndaj Kievit në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje.

Të paktën 31 raketa u lëshuan nga forcat ajrore të Rusisë mbi kryeqytetin ukrainas, duke lënë të lënduar të paktën 17 persona. Mes tyre janë fëmijë të cilët u mbuluan nga rrënojat, teksa 4 prej tyre ndodhen në spital sipas autoriteteve. Sulmet u dëgjuan në të gjithë Kievin në orët e para të agimit, ndërkohë që sistemet mbrojtëse i rrëzuan raketat.

Agresioni i fundit bëri që presidenti Volodymyr Zelensky t’i drejtojë një tjetër thirrje për ndihmë aleatëve perëndimore.

Banorët e Kievit kanë përshkruar për mediat atë që përjetuan dhe rrënojat që ranë mbi ta. “Makinat digjeshin atje, gjithçka po shpërtheu… U ktheva, mora macet, u përpoqa të gjeja macet e mia, por nuk munda”, tha një qytetare.

Një muaj më parë Zelensky ishte në një konferencë ndërkombëtare në Gjermani, ku bëri thirrje për furnizimin me armë. Të njëjtën kërkesë presidenti e bëri edhe gjatë Samitit të Ukrainës që u mbajt në Tiranë.

Kundërsulmeve nuk u kanë shpëtuar as shtetasit rusë në anën tjetër të kufirit. Në fillim të kësaj jave, 16 persona u vranë dhe 98 u plagosën në një seri sulmesh në qytetin kufitar rus të Belgorodit, tha guvernatori Vyacheslav Gladkov. Për këto ngjarje, presidenti rus Vladimir Putin tha se sulmet e Ukrainës ndaj Rusisë “nuk kalojnë dhe nuk do të mbeten pa u ndëshkuar“.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit