Rusia paralajmëron fillimin e betejës në Kherson

Rusia paralajmëron fillimin e betejës në Kherson

Zëvendës-administratori i instaluar nga Rusia në rajonin Kherson ka thënë se beteja për këtë rajon do të fillojë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ai j shpreh se kjo gjë do të ndodhë në një të ardhme të afërt.

Më tej, ai i ka bërë thirrje popullsisë civile që të largohen nga zona e armiqësive të ashpra të ardhshme.

Popullsia civile këshillohet të largohet nga zona e armiqësive të ashpra të ardhshme, nëse është e mundur, në mënyrë që të mos ekspozohet ndaj rrezikut të panevojshëm”, shtoi Stremousov.

Komandanti i ri i ushtrisë së Moskës në Ukrainë u shpreh se civilët po zhvendosen nga qyteti jugor Kherson i pushtuar nga Rusia, duke e përshkruar situatën ushtarake si të tensionuar, shkruan The Guardian.

“Armiku vazhdimisht përpiqet të sulmojë pozicionet e trupave ruse”, tha Sergei Surovikin.

Ai shtoi se situata ishte veçanërisht e vështirë rreth qytetit jugor të pushtuar Kherson.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit