Rusia regjistron mbi 9400 raste të reja me koronavirus për 24 orë

Rusia regjistron mbi 9400 raste të reja…

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Rusi janë shënuar 9,434 raste të reja me Covid-19, duke e çuar në 335,882 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Qendra për Menaxhimin e Krizave gjithashtu njoftoi se gjatë kësaj periudhe janë shënuar 139 viktima, një ditë pasi u shënua rekord prej 150 të vdekurve për 24 orë. Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 3,388.

Sidoqoftë, numri ditor i rasteve të reja ka shënuar rënie të lehtë në Rusi pasi në pjesën e parë të majit vendi regjistronte vazhdimisht mbi 10 mijë të infektuar për 24 orë, shkruan “The Guardian”.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka urdhëruar Ministrinë e Shëndetësisë që të përgatitet për një valë të dytë të virusit në tetor dhe nëntor të këtij viti.

Shifrat e reja ndikuan që Rusia ta rimarrë pozitën e dytë në listën e vendeve me më së shumti të infektuar në botë, pasi atë e kishte zënë Brazili për disa orë, kur të premten i raportoi 20,803 raste të reja.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit