Rusia regjistron rreth nëntë mijë raste të reja me koronavirus

Rusia regjistron rreth nëntë mijë raste të…

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Rusi janë shënuar 8,952 raste të reja të koronavirusit.

Përpos rasteve të reja të infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 181 raste fatale, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

Shifra e të vdekurve ishte më e ulët se rekordi prej 232 rasteve që u shënuan të premten. Pas rasteve të reja, numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 4,555.

Në anën tjetër, shifra e përgjithshme e të prekurve nga Covid-19 ka shkuar në 396,575, që e vendos Rusinë në vendin e tretë në botë.

Pavarësisht rritjes së madhe të rasteve të reja, qeveria ruse ka vendosur që t’i largojë disa masa kufizuese dhe ta riaktivizojë ekonominë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit