Rusia sapo testoi vaksinën anti-COVID, por ky president do të jetë i pari që ta bëjë LIVE para kamerave...

Rusia sapo testoi vaksinën anti-COVID, por ky…

Vaksina ruse kundër koronavirusit është ende në etapat e para të testimit dhe nuk ka një përfundim shkencor që ajo është se s’bënë një sukses.

Por ka edhe nga ata njerëz që u besojnë “verbërisht” prodhimeve ruse, dhe nuk ngrenë dyshime apo teori konspirative, siç po bën gjysma e botës me vaksinat e sponsorizuara nga Bill Gates.

Një person që me sa duket ka besim të produktet “Made in Rusia” është edhe Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, raporton “DW”.

Ai ka vlerësuar përpjekjet e Rusisë për të zhvilluar një vaksinë “falas” për COVID-19.

Për të eliminuar frikën apo thashethemet globale për vaksinat, Duterte, tha se, ai do të ofrohet i pari për eksperiment dhe pas tij, do të shpërndahet tek e gjithë popullata.

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte, konfirmoi se, ka pranuar ofertën e Presidentit rus Vladimir Putin, për të siguruar një vaksinë ruse COVID-19, sapo ajo të jetë gati.

Duterte madje, tha se, ai është i gatshëm të marrë pjesë në provat e para dhe ta bëjë këtë LIVE përpara kamerave.

Duterte u shpreh se: “Kur vaksina të vijë, unë do ta injektoj atë publikisht. Eksperimentoni me mua në fillim. Nëse funksionon tek unë, do të funksionojë për të gjithë”.

Ndërkohë, zyra e Dutertes tha të martën se, “Filipinet, janë të gatshëm të bashkëpunojnë me Moskën në provat e vaksinave, furnizimin dhe prodhimin”.

Në deklaratë thuhet:

“Filipinet janë të gatshëm të punojnë me Rusinë në provat klinike, furnizimin, prodhimin e vaksinave dhe fusha të tjera që konsiderohen të zbatueshme nga agjencitë përkatëse Filipine dhe Ruse, për të ndihmuar në këtë emergjencë globale shëndetësore”.

Kujtojmë se, Presidenti rus Putin, njoftoi më herët se, janë në fazën e fundit të prodhimit të vaksinës dhe se atë e ka injektuar fillimisht tek vajza e tij.

/Burimi: DW/ Përshtati: Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit