Rusia sulm në Ukrainë/ NATO mbledh me URGJENCË ministrat e Mbrojtjes

Rusia sulm në Ukrainë/ NATO mbledh me…

Perëndimi dhe shtete anëtare të NATO-s kanë dënuar sulmin me raketa të Rusisë në Kiev. Si pasojë e sulmit hakmarrës rus, disa persona mbetën të plagosur, fatkeqësisht pati dhe viktima.


Vetëm disa orë pas këtyre bombardimeve ka ardhur dhe një paralajmërim nga forcat ukrainase të cilët u kanë bërë thirrje qytetarëve që të strehoen në tunele, pasi sipas burimeve të tyre forcat ruse po përgatisin diçka në orën 16:00.

“Nuk e dimë se çfarë Rusia po përgatit për në orën 16:00, por ju rekomandojmë të gjithëve që të strehoeni në tunele, veçanërisht nëse jetoni pranë një termocentrali, shkollave, kopshteve apo fabrikave. Tashmë forcat ruse sulmojnë zonat e banuara dhe infrastrukturën me qëllim frikësimin”, thuhet në njoftimin e forcave ukrainase.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit