Rusia sulmon gjatë natës Ukrainën, Zelensky: Tërhiqemi nesë SHBA nuk na ndihmon

Rusia sulmon gjatë natës Ukrainën, Zelensky: Tërhiqemi…

Rusia lëshoi katër raketa dhe 12 dronë Shahed në Ukrainën lindore gjatë natës, njoftuan forcat ajrore të Ukrainës mëngjesin e kësaj të shtune. Zyrtarët thanë se nëntë nga 12 dronët u rrëzuan në katër rajone.

Forcat ruse vazhduan shënjestrimin e objekteve energjetike edhe këtë javë. Gjithashtu Kremlini ka rritur përdorimin e raketave balistike, të cilat janë shumë më të shpejta se raketat e zakonshme të lundrimit dhe më të vështira për t’u rrëzuar, për të sulmuar qytetet e Ukrainës gjatë ditëve të fundit.

Në një intervistë me gazetën amerikane, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se nëse Ukraina nuk merr ndihmën e premtuar ushtarake amerikane, atëherë forcat e saj do të duhet të tërhiqen “me hapa të vegjël”.

Nëse nuk ka mbështetje të SHBA-së, do të thotë se ne nuk kemi mbrojtje ajrore, nuk kemi raketa Patriot, nuk kemi bllokues për luftë elektronike, nuk kemi predha artilerie 155 mm.

Do të thotë se do të kthehemi, do të tërhiqemi, hap pas hapi, me hapa të vegjël. Ne po përpiqemi të gjejmë një mënyrë për të mos u tërhequr”, tha Zelensky.

Ndërkohë presidenti amerikan, Joe Biden i ka kërkuar Dhomës së Përfaqësuesve të kontrolluar nga republikanët të miratojë paketën e ndihmës ushtarake dhe financiare, por Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson e ka mbajtur këtë çështje peng për muaj të tërë, duke përmendur prioritetet e brendshme.

Zelensky i tha presidentit amerikan në një bisedë telefonike të enjten se miratimi i paketës është jetik. Forcat ruse pushtuan qytetin lindor të Avdiivka muajin e kaluar dhe kanë bërë përparime të vogla që atëherë, por vijat e frontit kanë ndryshuar pak në muaj.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit