Rusia ka lëshuar një seri sulmesh mbi qytetet e Ukrainës në mëngjesin e të premtes duke lënë të paktën 18 të vrarë dhe mbi 100 të plagosur. Godiant rezidenciale në Kiev, Lviv, Kharkiv dhe Odesa janë goditur me raketa balistike duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Presidenti Volodymyr Zelenskyka deklaruar se Rusia ka lëshuar rreth 110 raketa ku janë dëmtuar objekte arsimore, një qendër tregëtare ndërtesa banimi, shtëpi dhe një parking. Forcat ajrore të ukrainës kanë thënë që Rusia ka përdorur raketa hipersonike, raketa lundruese dhe balistike.
Ukraina ka kërkuar më shumë ndihma financiare dhe ushtarake nga perëndimi për të përballuar luftën me Rusinë por Kongresi i kontrolluar nga Republikanët nuk miratoi paktetën financiare prej 50 miliardë dollarësh me aryetimin se duhen më shumë investime për qytetarët dhe për ushtrinë amerikane.
Anëtari i NATO-s Polonia nga ana tjetër ka pretenduar se një raketë e Rusisë ka shkelur territorin ajror të premten ku një objekt i paidentifikuar është parë nga radarët gjatë kohës kur Rusia po sulmonte me raketa Ukrainën.
“Ne morrëm një informacion se një objekt u shfaq në radar afër qytezës Hrubieszow. Nuk kemi konfirmim nëse ka rënë në rajonin tonë.” – ka deklaruar Gurvernatori i qytetit të Lublinit Krzysztof Komorski.
Polonia është një nga shtetet që ka ndihmuar më së shumti Ukrainën duke krijuar korridore humanitare dhe ka mirëpritur më shumë se 1.5 milionë Ukrainas që prej nisjes së luftës në shkurt të vitit 2021. Bashkimi Europian nga ana tjetër ka ofruar mbi 144 milionë euro ndihma për Poloninë në këmbim të strhimit dhe marrjes të më shumë Ukrainasve.