
Ministria ruse e Drejtësisë e ka dorëzuar një mocion në Gjykatën Supreme të vendit për t’i ndaluar aktivitetet e asaj që e quan “lëvizje publike ndërkombëtare LGBT” dhe synon ta shpallë atë si ekstremiste.
Ende është e paqartë nëse deklarata e ministrisë i referohet komunitetit LGBT (homoseksual, biseksual, transgjinor, ndërgjinor) si tërësi, apo organizatave specifike, raporton BBC.
Në të është thënë se lëvizja ka treguar shenja të “aktivitetit ekstremist”, përfshirë nxitjen e “mosmarrëveshjeve sociale dhe fetare”.
Ndalesa mund ta bëjë komunitetin LGBT të cenueshëm ndaj gjyqeve penale.
Shpallja e një individi apo grupi si ekstremist, është përdorur në të kaluarën nga autoritetet ruse kundër organizatave për të drejta të njeriut dhe grupeve opozitare sikurse ajo e Aleksei Navalnyt, aktualisht në burg.