Rusia vret 200 militantë të ISIS gjatë një sulmi ajror në Siri

Rusia vret 200 militantë të ISIS gjatë…

Ministria e mbrojtjes në Rusi tha të hënën se kishte vrarë “deri në 200 luftëtarë” në Siri gjatë një sulmi ajror në një bazë “terroriste” në verilindje të Palmira. Si pasojë e sulmeve ajrore në rajonin e Palmirës, të paktën 200 persona kanë humbur jetën, që sipas autoriteteve ruse ishin pjesë e një rrjeti terroristësh. ‘Pas konfirmimit të të dhënave përmes kanaleve të shumta për vendndodhjen e objekteve terroriste, avionët e Forcave Hapësinore Ruse kryen sulme ajrore’ tha ministria në një deklaratë, duke shtuar se ata “eliminuan dy strehëza” dhe “deri në 200 militantë”.

Admander Alexander Karpov, kreu i Qendrës së Pajtimit të ushtrisë ruse në Siri, tha se aeroplanët luftarakë rusë goditën dy strehëza të militantëve në verilindje të Palmirës. Karpov tha në një deklaratë se sulmi ajror vrau rreth 200 militantë dhe shkatërroi 24 automjete dhe rreth 500 kilogramë (mbi 1,100 paund) municion dhe eksplozivë. Ai tha se baza e militantëve kishte shërbyer si terren për sulmet terroriste në të gjithë Sirinë.Rusia ka zhvilluar një fushatë ushtarake në Siri që nga viti 2015, duke ndihmuar qeverinë e Presidentit Bashar Assad të rimarrë kontrollin mbi pjesën më të madhe të vendit pas një konflikti shkatërrues 10-vjeçar.Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut raportoi sulmet ajrore, duke thënë se ato i paraprinë një spastrimi nga trupat ruse dhe Korpusi i Pestë Sirian në kërkim të qelizave të militantëve të Shtetit Islamik në shkretëtirën Homs. Observatori tha se 26 militantë të ISIS u vranë.Observatori tha se sulmi mund të ketë qenë në përgjigje të pretendimeve të grupit Shteti Islamik se kishte vrarë dy ushtarë rusë në shkretëtirë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit