Dy peshkatarë, babë e bir, Rustem dhe Shpend Ismaili janë kthyer pasditen e sotme në heronj të një turisteje nga Kosova që rrezikonte mbytjen në plazhin e Qerretit.
Në pamjet që JOQ Albania ka siguruar, babë e bir shfaqen me varkën e tyre në mes të dallgëve të egra dhe i ofrojnë ndihmë gruas që ishte rrëmbyer nga rrjedha.
Brenda pak minutash ata arrijnë ta shpëtojnë zonjën, gjendja shëndetësore e së cilës nuk bëhet e ditur si është.
“Po mos te ishin peshkataret e zones do ishte tragjedi sot ne Qerret! Sa per polici e per roje bregdetare vdesim 5 her ne ditë. Gruaja ishte pushuese nga Kosova. Peshkatari esht Rustem dhe Shpend Ismaili, babë e bir,” informon një qytetar që ishte prezent në momentin e shpëtimit.
Babë e bir meritojnë respektin dhe përkrahjen e të gjithë publikut për aktin heroik që kryen, teksa ky rast nuk duhet lënë të kalojë pa përmendur nevojën urgjente për shtimin e më shumë kullave të vrojtimit, në mënyrë që pushuesit të jenë të sigurt gjatë qëndrimit në plazh.

Dy peshkatarë, babë e bir, Rustem dhe Shpend Ismaili janë kthyer pasditen e sotme në heronj të një turisteje nga Kosova që rrezikonte mbytjen në plazhin e Qerretit.

Në pamjet që JOQ Albania ka siguruar, babë e bir shfaqen me varkën e tyre në mes të dallgëve të egra dhe i ofrojnë… pic.twitter.com/rWL0nOsf2x
— JOQ Albania (@JoqAlbania) July 9, 2025