"S" si Soros, Adriatik Lapaj kapet në befasi në studio: Kam dhënë shërbim si avokat, ç’a ka këtu?

“S” si Soros, Adriatik Lapaj kapet në…

Në një debat televiziv që nisi qetë por përfundoi me tone pak më të nxehta, kreu i partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, është përballur me një situatë jo fort komode kur u pyet për një kompani misterioze të quajtur “S”. Pas një sërë tentativash për të shmangur përgjigjen direkte, Lapaj më në fund e pranoi: “S” është për Sorosin.

Pyetjet e përsëritura nga ish-ministri Ylli Manja duket se ia vështirësuan qëndrimin neutral Lapajt, i cili fillimisht tentoi të dilte nga situata me formulën klasike “Kam bërë shumë punë, kam dhënë konsulencë si avokat pse ju nuk e bëni një gjë të tillë?”- i është kthyer Lapaj Ylli Manjës.

Por, nën presionin e vazhdueshëm të kokëfortësisë të Manjës  ndoshta edhe nga efekti i  kamerave, Lapaj i vënë me shpatulla pas muri u detyrua të sqarojë:

“Sipas së vërtetës, unë kam dhënë shërbim për atë kompani si një avokat. Ç’a ka këtu?”

Një pohim që ndoshta do të ishte pritur me më pak habi, po të mos ishte fakti që për vite me radhë emri “Soros” ka qenë pothuajse sinonim i ndikimit të huaj, dhe shpesh përdorur si etiketë politike për të goditur kundërshtarët.

Mesa duket, edhe “Shqipëria Bëhet”, por me pak ndihmë… ndërkombëtare.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit