‘Sa e ke pazarin për një natë?’, ish-konkurrentja e ‘Përputhen’ turpëron publikisht fansin

‘Sa e ke pazarin për një natë?’,…

Ish-konkurrentja e “Përputhen”, Antoneta Koçi, ka zbuluar së fundmi mesazhet që merr nga ndjekësit meshkuj që ka në “Instagram”. Ajo nuk ka ngurruar që të tregojë profilin e tyre në “Instasatory”-n e saj.

Teksa i përgjigjet një story të Antonetës, njëri i shkruan: “Përshëndetje. Sa e ke pazarin për një natë”.

Antoneta e ka postuar në “Instastory” këtë mesazh dhe tregon se çfarë përgjigje meriton ai: “Për çfarë shërbimi? Dru pas qafe apo degjenerim publik?”.

Më pas ish-konkurrentja e reality show-t ka postuar një mesazh tjetër, ku një burrë i dërgon vetëm një pikë. “Ky tjetri për shembull është martu dhe i ka vënë pikën”, shkruan ajo teksa e tregon publikisht mesazhin.

Më pas një tjetër i ka ofruar një biletë falas për në Barcelonë dhe i premton se do kalojë disa ditë si në përralla.

“E meritoj edhe unë një dorë jetë”, shkruan Antoneta krahas këtij mesazhi, duke e shoqëruar me një emoji duke qeshur.

Image
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit