
Në jetë, dashuria më e pastër dhe e përjetshme është ajo që kemi për nënën tonë. Nuk është thjesht një ndjenjë, por një lidhje që rritet dhe forcohet me çdo hap që hedhim.
Një studim i Universitetit të Kalifornisë na kujton diçka që zemra e di prej kohësh, sa më shumë kohë të kalojmë me nënën, aq më shumë i japim asaj jetë. Njerëzit në moshë të madhe, të rrethuar nga dashuria dhe kujdesi i fëmijëve të tyre, ndihen më të lumtur, janë më të shëndetshëm dhe jetojnë më gjatë.
Nuk duhen gjeste të mëdha. Një shëtitje e thjeshtë, një bisedë e qetë, një përqafim i ngrohtë janë ato që e ushqejnë shpirtin e saj dhe mbushin zemrën tonë me një paqe të rrallë. Në fund, dashuria që japim kthehet prapë tek ne, më e fortë, më e pastër, më e pavdekshme.
Mos e lini për nesër një “të dua” për nënën tuaj. Ajo është thesari më i madh që na ka falur jeta.