"Sa më shumë partnerë seksualë sipërfaqësorë aq më shumë do vuani"!

“Sa më shumë partnerë seksualë sipërfaqësorë aq…

Mjeshtri i meditimit Alban Muçaj ka deklaruar në një intervistë se “sa më shumë partnerë seksualë të keni, aq më shumë do të vuani”.

Çdo partner lë një ndikim të thellë në nënndërgjegje, ndaj njerëzit duhet të jenë shumë selektivë në zgjedhjen e personit me të cilin krijojnë intimitet.

Sipas të njëjtit këndvështrim, pasojat e marrëdhënieve të shumta nuk shfaqen menjëherë, por më vonë, në forma si depresioni, ndjenja e braktisjes apo vështirësia për të krijuar lidhje të thella emocionale. Gjithashtu argumentohet se shumë njerëz zgjedhin marrëdhënie sipërfaqësore për të shmangur përballjen me traumat personale dhe ato të partnerit.

“Seksi ose marrëdhënia intime është forca më e fuqishme në univers. Është forca që krijon jetën. Sa më shumë partnerë seksualë sipërfaqësorë aq më sjumë ti krijon një vorbull që është e vështirë për t’u shpërbërë. Trupi jot bëhet akoma më kompleks dhe ti s’e kupton dot, je i shpërqendruar, ke ndjenja negative. Ne kemi një dimension energjik, nënndërgjegjen.

Të gjitha këto janë si një liqen dhe kur lejojmë një person të hyjë në hapësirën tonë të thellë ai do lërë shenjën e vet aty. Duhet të jemi shumë selektivë me kë partner duhet të jemi në kontakt. Këta janë njerëzit që do vuajnë më shumë. Në fillim i duket kënaqësi, por dardha e ka bishtin mbrapa gjithmonë.

Kjo vuajtje do vijë në formë depresioni, në formë braktisjeje. Këta persona e bëjnë këtë gjë që të mos futen thellë. Sepse nëse kjo ndodh ti duhet të përballesh me traumat e tua dhe ato të personit tjetër.Kush e ka kohën dhe kurajon dhe energjinë të dashurojë sinqerisht sot?!”

 

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit