Sa për sy e faqe/ Me italianët me maska, me Voltanën pa maskë... E kap apo jo koronavirusi Ilir Metën?

Sa për sy e faqe/ Me italianët…

Më shumë se sa vërtetë kujdes për veten e të tjerët, mbajtja e maskës dhe respektimi i distancimit social në një periudhë pandemie si kjo e koronavirusit, po bëhet ‘sa për sy e faqe’.

I tillë është rasti i Presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta.

Vetëm një ditë më parë, Meta priti në Presidencë në një takim, ekipin e mjekëve dhe infermierëve të ardhur nga Italia, që do trajnonin edhe strukturat tona shëndetësore, në luftën ndaj COVID-19.

Teksa i falënderonte nga zemra, binte në sy se të gjithë ishin të pajisur me maska mbrojtëse, madje edhe vetë Iliri.

Ndërkohë, ditën e sotme Meta ishte i pranishëm në Panairin e Artizanatit në qytetin e Shkodrës.

Teksa vizitonte stendat e panairit, ai shoqërohej edhe nga kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi.

Ajo që binte në sy, krejtësisht ndryshe nga 24 orë më parë, për Metën dhe të pranishmit e tjerë nuk kishte asnjë masë sigurie mbi COVID-in.

As maska, dhe as distancim social. Në panair, madje kishte kërcitur edhe vallja.

Kaq shpejt i iku kujdesi Ilir Metës, apo presidentin nuk e kap koronavirusi dhe nuk ka frikë?!

Apo maskën e mbajmë vetëm për sy e faqe me të huajt, dhe me shqiptarët nuk e vrasim shumë mendjen?

Ilir Meta, 11 gusht 2020, me italianët…

 

Ilir Meta, 12 gusht 2020, me shqiptarët…

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit