“Sa persona kanë humbur jetën nga komunistët” Kastriot Dervishi: 6 mijë shumëzim për 2 mijë euro

“Sa persona kanë humbur jetën nga komunistët”…

Kastriot Dervishi ka bërë një postim në Facebook ku thotë se pyetjes sa persona kanë humbur jetën nga komunistët nuk i është dhënë asnjëherë një përgjigje e saktë dhe se përgjigja është manipuluar përmes parave.

“6 mijë shumëzim për 2 mijë euro” titullohet shkrimi i tij ku thekson se “Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka pasur kurrë një shifër të tillë sepse përpilimi i saj i takon fushës së studimit”.

Postim i plotë:

I pyetur në vitin 2011 se sa persona kanë humbur jetën nga komunistët, kam artikuluar shifrën e përafërt jozyrtare, në bazë sondazhi, për rreth 6 mijë të tillë. Po jo që janë pa varr, por që janë vrarë. Vit pas viti, shokët që u ka rënë barra të doroviten me euro për “projekte ndërgjegjësuese” dhe aktivitete turistike brenda dhe jashtë vendit, bënë llogaritë e veta. Shifrën 6 mijë e shumëzuan me 2 mijë euro dhe u doli llogaria 12 milion euro. Filluan edhe konferenca me donatorë, se helbete, u hap një thes tjetër mashtrimi. Për garniturë u duheshin ca të përndjekur mendjelehtë ose të kapur, të cilët iu ngjitën për të krijuar mozaikun e procedurës dhe të figurantëve pa rëndësi.

Ministria e Punëve të Brendshme nuk ka pasur kurrë një shifër të tillë sepse përpilimi i saj i takon fushës së studimit. Çdo pretendim se ka “dhëna zyrtare” nuk është veçse spekulim. Kjo e dhënë mund të bëhet vetëm me verifikim rast pas rasti që do të thotë me hapjen e një dosjeje dhe verifikimin nëse janë gjetur eshtrat e personit apo jo. Një gjë e tillë nuk është bërë. Është bërë lista me 5157 persona të vrarë me dhe pa gjyq në vitet 1941-1991, që është ekspozuar te Muzeu Historik Kombëtar në vitin 1996, e cila ka shumë dublime dhe gabime. Nga kjo, rreth 2 mijë persona i takojnë të vrarëve deri në vitin 1944, të cilët janë gjetur. Rreth 2 mijë të tjerë janë gjetur në vitet 1991-1996 dhe mbi 1 mijë konsiderohen të humbur në vende të transformuara si për shembull varreza e Bamit në Tiranë. Kësisoj llogaria 6 mijë herë 2 mijë euro deri pak si e zorshme. Krahas tyre, nuk ka të dhëna për personat e vrarë apo vdekur në hetuesi e burgje për arsye jopolitike.

(Fotoja nga një zhvarrimnë varrezën e Panahorit në Ballsh më 29.4.2010, i kryer për bukuri dhe shpejt pa lejen e prokurorit, por vetëm të sektorit komunal të komunës së atyshme).

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit