Sa zgjat imuniteti nga Covid? Eksperti suedez jep përgjigjen shqetësuese

Sa zgjat imuniteti nga Covid? Eksperti suedez…

Epidemiologu suedez, Dr Anders Tegnell, i cili udhëheq strategjinë anti-Covid në vendin nordik, shprehet se personat që kanë kaluar koronavirusin kanë shansin që të jenë imun ndaj Covid-19 për 6 muaj, pavarësisht nëse kanë krijuar ose jo anti-trupa.

Në udhëzimin e ri, Agjensia Suedeze e Shëndetit Publik tha se personat që e kanë kaluar koronavirusin mund të kontaktojnë njerëzit me grupe me rrezik të lartë, pasi rreziku per infektim është ndoshta shumë afër zeros.

Vërejtjet e doktor Tegnell ka shumë të ngjarë të ngjallin debat pasi ekspertët janë akoma të pasigurt lidhur me çështjen e imunitetit dhe se sa kohe mund të zgjasë ai.

Studimet e fundit kanë treguar që pacientët që janë rikuperuar nga virusi humbin shpejt antitrupat.

Suedia ishte vendi që nuk praktoi izolimet e as bllokimet, duke mbajtur hapur lokalet dhe aktivitetet, megjithë shifrat e larta të infektimeve dhe vdekjeve.

Megjithë parashikimet e zymta, Agjensia Suedeze e Shëndetit Publik tha se kishte shenja pozitive të ngadalësimit të epidemisë.

“Në Suedi, tendenca pozitive me një rënie mjaft të shpejtë të rasteve vazhdon,” tha Dr Tegnell, duke theksuar se veçanërisht rastet e rënda që kishin nevojë për kujdes intensiv ishin ulur.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit