"Sabina po hante bukë"/ Vrau ish-gruan dy vite më parë, Gjykata e Fierit dënon përjetë Elton Metajn

“Sabina po hante bukë”/ Vrau ish-gruan dy…

Sabina Bengaj ishte duke ngrënë darkën në shtëpinë e prindërve kur ish-burri i saj hyri në banesë dhe e vrau me një armë tip kallash. Elton Metaj dy vite më parë shkrehu armën ndaj nënës së vazës së tij, përshkak të xhelozisë.

çifi ishte ndarë si pasojë e zënkave të shumta dhe këtë fakt Eltoni nuk e pranoi kurrë duke kërkuar disa herë ribashkim me 23-vjeçare. Sabina nuk pranoi të jetonte më me Elton Metajn, pasi ky i fundit dyshohej se e dhunonte.

Pas më afro dy vitesh, Elton Metaj është shpallur fajtor nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, e cila e dënoi atë me burgim të përjetshëm dhe vuajtja e dënimit do të bëhet në një burg të sigurisë së lartë.

Pas vrasjes së Sabina Bengaj, në Tiranë e në Fier pati disa protesta në mbrojtje të grave.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit