Safet Gjici: Këtë investim në Kukës s’e gjen as në Gjermani

Safet Gjici: Këtë investim në Kukës s’e…

Pas kritikës së Ramës për mbeturinat në mbledhjen e tij me pushtetin lokal, ka ardhur veprimi tipik i kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici. Ky i fundit ka nisur nga puna dhe ka pastruar disa nga lagjet e Kukësi. Përmes një deklarate për mediat, Gjici  u shpreh se ka bërë një investim të madh që nuk e gjen as në Gjermani, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve të Kukësit të sensibilizohen për të hedhur mbetjet në koshin e plehrave. 

Safet Gjici:

Ne po pastrojmë çdo ditë, që kur kemi marrë drejtimin e bashkisë ju e dini mirë që i kemi dhënë prioritet pastrimit të qytetit. Mirëpo ky investim që është bërë këtu në lagjet 4-5-6 siç thonë disa që vijnë nga Gjermania: As në Gjermani nuk e gjen këtë investim. Tani nuk dua të them që ne mund të krahasohemi me Gjermaninë, sepse është krahasim shumë i madh. Po ja një shembull për të treguar që ndërgjegjësimi i qytetarëve duhet të fillojë që këtu tek pastrimi i ambientin. Ja ku e kemi koshin e plehrave dhe shikoni si i hedhin qytetarët plehrat në tokë. Pra në vend që ti hedhin në kosh, por i hedhin në tokë në këtë investim të ri që është bërë dhe presim deri nga fundi i muajit të përfundojë totalisht dhe do të vijojë edhe në lagjet e tjera. Përditë është një aksion kombëtar jo vetëm në qytetin e Kukësit por në të gjithë territorin e Shqipërisë ka dalë ligji i veçantë për pastrimin dhe mbetjet urbane dhe në Kukës 90% e qytetarëve janë ndërgjegjësuar duke na u bashkuar në aksionin e pastrimit. Ne kemi dalë këtu për ti thënë qytetarëve që t’i hedhin mbeturinat në vendin e caktuar. Kemi ngritur një task forcë e cila do të vendosë gjoba dhe ndjekje penale. Në kodin penal parashikohet që ai që ndot ambientin shkon edhe në burg.

https://www.facebook.com/watch/live/?ref=external&v=945977269656465
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit