Saimir Korreshi: Mamaja ime nuk ka lekë të blejë mbathje

Saimir Korreshi: Mamaja ime nuk ka lekë…

Ndonëse Rama e përdori si armë për fushatë rritjen e pagave, në letra asgjë nuk ka ndryshuar. Administrata dh epensionistët nuk kanë përfituar edne paratë e premtuara në fushatë nga socialistët pasi ligji nuk ka kaluar për miratim në Parlament. Gjatë diskutimeve ku deputetët kërkuan edhe rritjen e pagës së tyre, Saimir Korreshi kërkoi më shumë vëmendje për pensionistët.

Deputeti i Lushnjes mori si shëmbull nënën e tij dhe pensionin që ajo merr në muaj. Sipas Korreshit pensionistët nuk kanë para mjaftueshëm për të blerë edhe gjërat më bazike, teksa shtoi se ata thjeshtë po mbijetonin. Lëmosha që pensionistët marrin çdo muaj nuk mjafton as për bukë thatë pasi çmimet janë rritur ndjeshëm, teksa pensionet e tyre mbeten më të ultat në Rajon.

Mamaja ime 107 mijë lekë të vjetra. I ngelen 8 mijë lekë për drita e ujë. S’ka lekë për të blerë mbathje, s’ska lekë të ngrënë bukë. I shikon gjithë ditën në pazar për gjetur bukën e misrit. Unë mendoj që këta njerëz (pensionistët) janë duke pritur vdekjen, se jetë s’mund të bësh me 100 mijë lekë në muaj. Do tja kthejnë ndonjëherë dinjitetin këtyre njerzve për të jetuar.”-tha Saimir Korreshi

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit