Saimir Tahiri shmang përballjen me ish-vartësin e tij, ç’po ndodh në gjyqin e tyre

Saimir Tahiri shmang përballjen me ish-vartësin e…

Pritet të nisë në Gjykatën e Posaçme dhe të Apelit, gyqi ndaj Saimir Tahirit dhe Jaeld Çelës pas pesë shtyrjeve të tjera që janë bërë më parë.

Para pak minutash janë paraqitur në gjykatë avokatët Maksim Haxhia, Petrit Ismaili dhe Gentian Rumano, ndërkohë që vetë ish-ministri ka zgjedhur si rrallëherë që të mos jetë i pranishëm.

Procesi gjyqësor edhe sot do të zhvillohet me dyer të mbyllura për publikun dhe median. Me ndryshimet e Aktit Normativ të hyra në fuqi ditën e enjte, i hapin rrugë procesit gjyqësor, por sërish përjashtohet media nga vëmendja, duke patur justifikim pandeminë e COVID-19.

Në seancën gjyqësore është i pranishëm Jaeld Çela, i cili pak ditë më parë u mësua me masën e sigurisë “arrest me burg”, pas vetëdorëzimit në DVP Tiranë. Nuk dihet se pse vetë Tahiri, i cili i ka ndjekur fizikisht të gjitha seancat, gjatë ditës së sotme, ka zgjedhur që të përfaqësohet vetëm nga avokatët, ndoshta për të shmangur dhe një përballje me Jaeld Çelën, ish-vartësin e tij.

Tahiri dhe Çela akuzohen se kanë ndihmuar grupin e Habilajve në trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë, duke shpërdoruar dhe detyrën që mbanin, njëri si ministër dhe tjetri si drejtor i Pòlicisë së Vlorës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit