Saimir Tahiri vijon përballjen me drejtësinë: Do e dërgoj në Apel

Saimir Tahiri vijon përballjen me drejtësinë: Do…

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi sot se do të vijojë betejën e tij me drejtësinë. Ai tha se do e dërgojë çështjen në Apelin e GJKKO. Në reagimin e parë pas vendimit të Gjykatës së Lartë ai u shpreh se “Do ndjekim procedurën dhe do shkojmë prapë në Apel”.

Avokati i tij Haxhia, renditi shkeljet proceduriale që konstatoi Gjykata e Lartë. Sipas tij në Apelin e GJKKO do të kërkohet sërish pafajësia për Tahirin teksa tha se tashmë çështja do të gjykohet nga një tjetër trupë gjykuese.

“Kërkimet tona ishin më të gjera se vendimi iGjykatës. Kolegji i Apelit, ne dhe dy kolegët e tjerë e shtrimë ankimin në kërkim final, për ta zgjidhur në themel. E rrëzoi kërkesën, u përqëndrua në shkeljet proceduriale.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit