Sakrifikoi jetën për të shpëtuar 7 kolegë, vëllai i Arian Salës: Ngjarja nuk është hetuar siç duhet!

Sakrifikoi jetën për të shpëtuar 7 kolegë,…

Kanë kaluar 9 muaj pas vdekjes së Arian Salës, të ndjerit i cili sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar 7 kolegë dhe sipas vëllait të Arianit, drejtësia nuk ka vepruar siç duhet dhe nuk e ka hetuar ngjarjen duke shtuar se ende nuk është marrë një vendim për ngjarjen e rëndë.

Edmond Sala: 

Kane kaluar 9 muaj dhe ende nga ana e prokurorise se atiranes nuk ka asnje vendim per ate ngjarje te ndodhur tek qendra tregtare. Ne si familjare te heroit Arjan Sala jemi ne pritje te pergjigjes dhe venjes para drejtesise te autoreve te kesaj ngjarjw. Ne nepermjet edhe mbrojtesit ligjor kemi kerkuar me shume informacione mbi hetimin e zjarrit por nuk na eshte dhene nje pergjigje korrrekte dhe e sakte.Vëllai im Arjani iku di hero duke shpetuar jete njerzish te cilet shume nena do ishin ne zi sot. Sot qajne nena dhe babai im. Çeshtja e vellait tim duhet qe se shpehti te marr zgjidhje dhe mos mos te mbahet ne dollapet e prokurorise. Un do bej te pa munduren qe kjo ceshtje te zgjidhet prandaj kerkoj ndihmen tuaj qe ky hetim te nxjerr pergjegjesit dhe dhimbjet tona te lehtesohen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit